Aktualitet

Vritet kushëriri i Ardian Nikulajt, trupi ende në 'Fuoristradë'

Autorët, pasi e kishin ndjekur prej kohësh, në hyrje të qytetit të Lezhës e qëlluan në breshëri kallashnikovi. E gjithë ngjarja ka ndodhur tek portat e Ujësjellësit.

k.m.
Vritet kushëriri i Ardian Nikulajt, trupi ende në
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Eno Nikulaj u vra sot teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij tip "Fuoristradë", drejt shtëpisë së tij në Shëngjin. Autorët, pasi e kishin ndjekur prej kohësh, në hyrje të qytetit të Lezhës e qëlluan në breshëri kallashnikovi.

E gjithë ngjarja ka ndodhur tek portat e Ujësjellësit. Sipas të dhënave të para, trupi i viktimës ndodhet ende në mjet, ndërsa siç duket edhe nga pamjet, vendi i ngjarjes është rrethuar nga ekspertët që po mbledhin provat e para nga vendi i ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB