Aktualitet

Vrau partnerin e ish-gruas, Miho shfaqet i penduar në gjyq: Jam bërë pishman, u kërkoj ndjesë familjarëve

Ai është shprehur se krimi ka ndodhur në zënkë e sipër, por nuk ka pasur për qëllim ta vriste 23-vjeçarin.

F.m
Vrau partnerin e ish-gruas, Miho shfaqet i penduar në gjyq: Jam
Xhuljano Miho

FIER- 39-vjeçari Xhuljano Miho që vrau partnerin e ish-gruas së tij, Xhimi Bakaj, është shfaqur i penduar në gjykatë. Ai është shprehur se krimi ka ndodhur në zënkë e sipër, por nuk ka pasur për qëllim ta vriste 23-vjeçarin. Miho u ka kërkuar ndjesë në sallën e gjyqit familjarëve të viktimës.

“Pikërisht për debate të herë pas hershme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës,”- ka thënë ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Fier. I riu nga Fieri u bë viktimë e xhelozisë së bashkëshortit të bashkëjetueses së tij. E dashura e tij ishte në një proces divorci me të shoqin e saj, Xhuljano Miho, por në kushtet kur padia nuk kishte kaluar ende në fazë shqyrtimi nga Gjykata e Fierit, ajo kishte vendosur që të shkonte dhe të jetonte me të dashurin e saj të ri.

Me vete kishte edhe 3 fëmijët nga martesa me Mihon.

Të dy, si viktima, ashtu dhe 39-vjeçari kishin pasur edhe më parë konflikte me njëri-tjetrin, por ajo e dy ditëve më parë rezultoi fatale. E gjitha nisi me një konflikt verbal dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, deri në momentin kur 39-vjeçari, ka marrë thikën dhe e ka qëlluar tre herë në pjesë të ndryshme të trupit të riun. 

Baka u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra.

Poll

MOS HUMB