Aktualitet

Vrau me thikë bashkëshortin e ish-gruas, lihet në burg pa afat 39-vjeçari

I riu nga Fieri u bë viktimë e xhelozisë së bashkëshortit të bashkëjetueses së tij.

F.m
Vrau me thikë bashkëshortin e ish-gruas, lihet në burg pa afat
Xhimi Bakaj

FIER- Xhuljano Miho, 39 vjeç, është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Fierit. Vendimi është marrë sot, gjatë seancës për njohjen me masën e sigurisë, dy ditë pasi ndodhi krimi i rëndë. Miho vrau me thikë bashkëshortin e ish-gruas së tij. Ai u përlesh me 23-vjeçarin Xhimi Bakaj. 

I riu nga Fieri u bë viktimë e xhelozisë së bashkëshortit të bashkëjetueses së tij. E dashura e tij ishte në një proces divorci me të shoqin e saj, Xhuljano Miho, por në kushtet kur padia nuk kishte kaluar ende në fazë shqyrtimi nga Gjykata e Fierit, ajo kishte vendosur që të shkonte dhe të jetonte me të dashurin e saj të ri.

Me vete kishte edhe 3 fëmijët nga martesa me Mihon.

Të dy, si viktima, ashtu dhe 39-vjeçari kishin pasur edhe më parë konflikte me njëri-tjetrin, por ajo e dy ditëve më parë rezultoi fatale. E gjitha nisi me një konflikt verbal dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, deri në momentin kur 39-vjeçari, ka marrë thikën dhe e ka qëlluar tre herë në pjesë të ndryshme të trupit të riun. 

Baka u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra.

 

Poll

MOS HUMB