Aktualitet

Vrau me thikë fqinjin Halil Koka, lihet në burg Ilir Koçilja

Ilir Koçilja vrau me thikë fqinjin e tij Halil Kokën, i cili ishte edhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka.

D.XH
Vrau me thikë fqinjin Halil Koka, lihet në burg Ilir Koçilja
Ilir Kocilja

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Ilir Koçiljan, që akuzohet për vrasjen e Halil Kokës.

46-vjeçari Halil Koka u vra me thikë në zemër nga miku i tij Ilir Koçilja, mesditën e së mërkurës në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit. Sherri mes tyre nisi në oborrin e pallatit dhe më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Pas përplasjes fizike mes tyre, 46-vjeçari ka tentuar që të ikë me vrap, por se është ndjekur nga agresori, që e ka qëlluar dy herë me thikë. Ambulanca ka arritur në vendngjarje, por se Koka ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. 35-vjeçari Koçilja mundi të arratisej për tre orë, derisa forcat “Shqiponja" e arrestuan. Ai u prangos në lagjen 11 të qytetit të Durrësit, ndërsa mbante me vete edhe një thikë në xhep./ZËRI/

Poll

MOS HUMB