Aktualitet

Rrahu rojën e shkollës, arrestohet Durim Koçi, pas pamjeve filmike

40-vjeçari akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës rojen në mjediset e institucionit ku punonte

E.K
Rrahu rojën e shkollës, arrestohet Durim Koçi, pas pamjeve
Momenti i dhunimit

TIRANË- Prokuroria e Elbasanit ka nxjerrë urdhër arrest për 40-vjeçarin Durim Koçi, i cili rrahu pak ditë më parë rojen e shkollës “Qamil Guranjaku”.

40 vjecari u vu mesditën e sotme në prangat e policisë dhe akuzohet për vepren penale “goditje për shkak të detyres”.

Edhe pse roja kishte denoncuar dhunën që kishte pësuar nga Koçi, udhërarresti për të është lëshuar, vetëm pas qarkullimit të pamjeve filmike, ku shihej se si 40-vjeçari e godiste me grusht. Shkak për dhunën e pajustifikueshme, është bërë fakti se roja nuk ka lejuar që të hyjë në ambientet e shkollës, bashkëshorten e dhunuesit, për shkak se ishte jashtë orarit.

NJOFTIMI I PROKURORISË ELBASAN:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, me datë 16.02.2024, në bazë të materialit hetimor të ardhur nga Komisariati i Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimi penal nr.298, i cili bën fjalë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën të parashikuar nga neni 237/5 të K.Penal me person nën hetim D.K, i vitlindjes 1984.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, më datë 17.02.2024 nga Prokurori i çështjes është nxjerrë urdhëri përkatës, i cili i është ngarkuar për ekzekutimin e ndalimit shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Elbasan.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me policinë e Shtetit.

Poll

MOS HUMB