
KAVAJË- Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në Kavajë, ku një 55-vjeçar është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i këtij sulmi ishte një konflikt, pasi 55-vjeçari I. K., i ka thënë një të panjohuri “pse më ngacmon plakën”, duke nënkuptuar se i riu i ka ngacmuar nënën.
I plagosuri është person me precedent penal dhe përdorues i pijeve alkoolike. Policia nuk e ka identifikuar ende autorin e plagosjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.