KAVAJË- Policia ka vënë në pranga 48-vjeçarin, Land (Puja) Derjai, autori i dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, Skerdilajd Isufi në Kavajë. Autori Landi Derjaj Puja e goditi Isufin disa herë me thikë, pas një sherri për parkimin, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Arrestimi i tij u bë i mundur pas disa orësh kërkime dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë. Po ashtu policia sekuestroi edhe mjetin prerës, me të cilin dyshohet se u godit për vdekje, Isufi.
Njoftimi:
Goditi disa herë me mjet prerës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 48-vjeçar i cili si pasojë humbi jetën, Policia, pas disa orësh kërkimesh, lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) që autori dyshohet se përdori për të goditur 48-vjeçarin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen e autorit të vrasjes me mjet prerës të 48-vjeçarit, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin S. V., alias S. I., 48 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.
Autori i dyshuar, pas goditjes me mjet prerës, u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë.
Gjithashtu, gjatë veprimeve të para hetimore dhe kërkimeve për gjetjen e provave materiale, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se autori goditi, me pasojë humbjen e jetës së 48-vjeçarit S. V., alias S. I.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, 21 shkurt, reth orës 14:22 të 21 shkurtit, në lagjen nr.3 në Kavajë. Autori Landi Derjaj Puja ka dalë nga shtëpia dhe i ka kërkuar bashkëmoshatrit të tij Alket Isufi të lëvizte makinën nga vendi ku e kishte parkuar, më pas e ka qëlluar me thikë në zemër. Isufi e kishte parkuar aitomjetin para shtëpisë së autorit. Për shkak të plagëve të rënda, 48-vjeçari, Skerdilajd Isufi ndërroi jetë pasi mbërriti në spital./ZËRI
