
GREQI- Fatmir Tarellari, 50-vjeçari që vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, i cili I përdhunonte të bijën prej nëntë vitesh ka bërë kërkesë për të lirohet nga burgu. Tarellari po mbahet në një pavijon të posaçëm të burgjeve të Larisës, jo me të burgosur me dënime të rënda, ndërsa ruan pothuajse çdo ditë kontakte me tre fëmijët e tij, shkruan Protothema. Sipas 50-vjeçarit dhunimi nga 33-vjeçari, Erjon Pelivani ka ndodhur teksa në dhomën ngjitur ndodhej djali i tij tashmë 9-vjeçar.
Tarellari u vetëdorëzua në polici pasi vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani. Ngjarja u regjistrua disa ditë pasi vajza e tij 18-vjeçare i rrëfeu se ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës prej vitesh. Ngacmimet ndaj të miturës kishin nisur në moshën 9-vjeçare ndërsa përdhunimet ishin regjistruar në moshën 12 deri ne 14 vjeç. Gjithashtu vajza ishte kërcënuar nga 33-vjeçari sedo te publikonte pamje gjatë akteve nëse ajo nuk i jepte para. Nga shpenzimi dhe kërkimi i parave ndaj familjarëve doli në dritë edhe ngjarja.
50-vjeçari pohoi gjithashtu se vajza e tij arriti në pikën e vetëvrasjes pas asaj që kaloi nga daja i saj 33-vjeçar. Ai theksonte se jetesa është e tij dhe e familjes së tij, djalit të mitur 9 vjeç dhe vajzës së tij e cila është studente në Universitet varen vetëm nga puna e tij, pasi nuk kanë të ardhura të tjera. Një psikiatre që ekzaminoi 18-vjeçaren, para vrasjes së ndodhur më 9 janar, kishte konstatuar se vajza vuan nga stresi post-traumatik, pas vitesh abuzime seksuale të përsëritura përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa ajo monitorohet çdo ditë dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.
Si ndodhi vrasja
Tarellari nxorri në pritë Pelivanin dhe e ekzekutoi pasi e bija mori guximin t’i rrëfente se ai e abuzonte që kur ishte 9 vjeçe. Vajza jetonte me të atin që në moshën 9-vjeçare, kur ai ishte martuar për së dyti me një tjetër grua dhe kishte krijuar familje. Aty kishte njohur Pelivanin, vëllanë e gruas së dytë, i cili përveçse e abuzonte dhe e shantazhonte me foto e video intime. 33-vjeçari dyshohet gjithashtu se ngacmonte dhe vajza të tjera të mitura. 18-vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog./ZËRI