Aktualitet

Vrau dy vëllezërit Bardhi në Krujë, Prokuroria e Tiranës kërkon burg përjetë për Roland Pulën

Mes dy familjeve Bardhi dhe Pula ka pasur një konflikt të hershëm. Rreth 15 vite më parë djemtë e familjeve përkatëse janë rrahur tek fusha e sportit të fshatit

E.K
Vrau dy vëllezërit Bardhi në Krujë, Prokuroria e
viktimat dhe autori

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm në mungesë për Roland Pulën, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së dy vëllezërve në Krujë, në Qershor të vitit 2020. Si pasojë e të shtënave me armë, humbën jetën Gramoz e Xhentil Bardhi.

Pula rezulton të jetë element me precedent të mëparshëm penal kryesisht në vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Dy vëllezërit Bardhi u qëlluan me kallashnikov, ndërsa humbën jetën rrugës për në spital, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.

Edhe pse në mungesë, Prokuroria pretendon se e ka dokumentuar me prova ligjore, përfshirjen e pulës në vrasjen e vëllezërve Bardhi.

Ngjarja e 4 viteve më parë ndodhi pas sherrit që nisi në lokalin e fshatit, ku më pas autori u zuri pritë pranë shtëpisë në errësirë duke i qëlluar me breshëri dy vëllezërit.

Në atë kohë u raportua se konflikti ishte vetëm vijim i përplasjeve që e kanë zanafillën në 19 gusht 2005 kur vëllai i Gramoz dhe Xhontil Bardhit, Eltoni plagosi me thikë Besnik Pulën.

Roland Pula ishte arrestuar në 2008, ndërsa në 29 tetor 2010 u dënua me 6 muaj burgim për akuzën e “kanosjes” me armë, 4 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 2 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Roland Pula ështe në kërkim që prej vitit 2020, dhe tashmë dënimi i tij pritet që të bëhet në mungesë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB