Aktualitet

Efektivi i FSHN-së humbi jetën në aksident, banorët: Problem janë kanalet në zonë

Trupi i tij u gjet në kanal pas disa orësh kërkime, ku dyshohet se përfundoi pas aksidentit me motor, për shkak të motit të keq.

I.F
Efektivi i FSHN-së humbi jetën në aksident, banorët: Problem
Banori

SHKODËR- Këtë mëngjes një aksident i rëndë ndodhi në Shkodër, ku si pasojë humbi jetën efektivi 51-vjeçar Nikol Lekndreaj. Trupi i tij u gjet në kanal pas disa orësh kërkime, ku dyshohet se përfundoi pas aksidentit me motor, për shkak të motit të keq.

Banorët e zonës shprehen se në momentin e aksidentit ka qenë kohë e keqe, por problem nuk janë reshjet e shiut, por kanalet e zonës pasi tejmbushen me ujë.

“Koha ka qenë shumë e vështirë. Ka qenë një stuhi shumë e rrëmbyeshme. Ka një javë që reshjet nuk janë ndaluar. Kanali kishte kaq shumë ujë, sa është barazuar me rrugën në nivel. E kam njohur viktimën. Viktima Nikolla ka qenë njeri shumë i mirë”, tha një banor.

“Koha ka qenë për faqe të zezë. Te ne nuk është problemi i shiut, se shi bie gjithë kohës. Problem janë kanalet. Niveli i ujit ka qenë 70 centimetra. Nuk është problem dëmi në bagëti, problemi është tek jeta e njerëzve”, tha banori tjetër. /ZËRI

Poll

MOS HUMB