Aktualitet

Vrasja në Dukagjin pa autor, Policia shpall në kërkim nipin e viktimës

I pari që u vetëdorëzua ishte Edmond Nika, nga përpara Komisariatit tha se ka prova që kur ndodhi vrasja nuk ishte në zonën e Dukagjinit, por në një ambient me kamera.

k.m.
Vrasja në Dukagjin pa autor, Policia shpall në kërkim nipin e
Gjin Guri

SHKODËR- Gjovalin Guri, nipi i 73-vjeçarit Zef Guri, i cili u ekzeketua mbrëmjen e djeshme në malin e Shoshit në Dukagjin, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Kjo pasi mendohet se nipi ka marrë pjesë në atentatin ndaj xhaxhait të tij, ku mbeti i plagosur edhe i biri, Gjin Guri. Për ngjarjen, ishin shpallur në kërkim 4 persona: Martin Qershija, Edmond Nika, Kujtim Dholla dhe Çesk Serraj, të cilët u vetëdorëzuan në Komisariatin e Policisë së Shkodrës, por pasi dhanë deklarimet e tyre u lanë të lirë.

I pari që u vetëdorëzua ishte Edmond Nika, nga përpara Komisariatit tha se ka prova që kur ndodhi vrasja nuk ishte në zonën e Dukagjinit, por në një ambient me kamera. Madje shtoi se ka edhe lidhje familjare me viktimën dhe nuk mund ta ketë kryer ai atentatin. Por, pak orë pasi emri i tij u publikua në media si një ndër të dyshuarit e ngjarjes, Edmond Nika është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës duke mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Babë e bir, Zef dhe Gjin Guri u qëlluan me breshëri plumbash teksa po qëndronin në lokalin e tyre. 73-vjecari ndërroi jetë nga plagët, ndërsa I biri po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Vrasësit përfituan nga errësira dhe terreni i thyer për t`u larguar nga vendngjarja. Gjin Guri, i cili dyshohet të ketë qenë objektiv i sulmit njihet për precedentët penalë, ndërsa ishte dënuar për sulmin me armë ndaj helikopterit të policisë gjatë një aksioni anti-kanabis në vitin 2014 në Dukagjin./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB