Aktualitet

Përfaqësia e SHBA në zyrën e Dumanit, dosjet pirg edhe në dysheme... (FOTO-DETAJI)

Ajo që ra në sy në fotot e shpërndara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin dosjet në zyrat e prokurorëve të SPAK. Në njërën nga foto shihet një pirg i madh dosjesh që janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme

k.m.
Përfaqësia e SHBA në zyrën e Dumanit, dosjet pirg edhe
Pamje nga takimi

TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë një njoftim në lidhje me takimin që ka bërë kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit të Organizuar, Altin Dumani dhe David Wisner. I ngarkuari me punë në Shqipëri, ka vlerësuar punën e SPAK. Ndërsa edhe njëherë duke theksuar se SPAK ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

"SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David ëisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. ëisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar,"-shkruhet në njoftimin e bërë nga Ambasada amerikane.

Ajo që ra në sy në fotot e shpërndara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin dosjet në zyrat e prokurorëve të SPAK. Në njërën nga fotot shihet një pirg i madh dosjesh që janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme. Ndërkohë disa të tjera ishin vendosur sipër rafteve. 

Përfaqësia e SHBA në zyrën e Dumanit, dosjet pirg edhe

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje të reja për disa nga dosjet e depozituara për t'u hetuar. Burime për "Zëri.ai" bëjnë me dije se SPAK ka regjistruar një hetim sa i përket dyshimeve me abuzimet e fondeve të IPARD. Por hetimet vazhdojnë edhe për ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj; Gërdeci; Metamorfoza, etj./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB