Aktualitet

Vrasja e Roan Brahimit/ Si nisi jeta e tij si bohem i krimit, fijet që e lidhin me persona të njohur të botës së 'mafias'

Babai i Roan Brahimit, tha se nuk kishte informacion mbi të birin që prej një viti, se ku mund të ishte.

f.t
Vrasja e Roan Brahimit/ Si nisi jeta e tij si bohem i krimit, fijet që e
Roan Brahimi

TIRANË- Roan Brahimi i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, u qëllua për vdekje me breshëri plumbash pak ditë më parë në Athinë. Autorët e vrasjes janë ende një 'mister' dhe hetimet e lidhin ngjarjen me përfshirjet e Brahimit në botën e krimit. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin e përgjakshëm ku u vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Roan Brahimi është gjithashtu një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku u vra Klisman Preçi. Por si nisi lidhja me personat e njohur të botës së krimit? 

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, përplasja e parë e madhe midis Roan Brahimit dhe njerëzve të gruas së tij, nis me Ylli Brahjan apo Brahimi. I cili konsiderohej si truri financiar i Ervis Martinaj. Sipas dokumenteve sekrete të policisë, Ylli Brahja mendohet se një ditë e ka marrë në mirëbesim Roan Brahimin dhe pa dijeninë e tij e ka dorëzuar në një nga bazat sekrete që mbreti i bixhozit, përdorte për të strehuar ‘kundërshtarët’ e tij. Këtu, ku thuhet se Roan Brahimi u dhunua barbarisht për orë të tëra. Dhe ku shkak i këtij dhunimi mendohet të jetë bërë një borxh i pakthyer, që ai i kishte Ervis Martinaj. Borxh që lidhej me lojërat e fatit. Por pas kurthit që i përgatiti njeriu i tij i besuar Ylli Brahja, Roan Brahimi iu betua këtij të fundit se kishte gabuar rëndë me sjelljen e tij dhe se nuk do t’ia falte kurrë atë që kishte bërë.

“Në këtë zhvillim pistash, policia kreu fillimisht kontrolle në banesën e Roan Brahimit, alias Sidorel Prendi, në fshatin Pllanë në Lezhë. Brahimi që ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më datë 17 Korrik 2022”, thuhet në dosje.

Gjatë intervistimit babai i Roan Brahimit, tha se nuk kishte informacion mbi të birin që prej një viti, se ku mund të ishte. Ndërkohë që ai tregoi se ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan. Kjo, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt. Në dëshminë e tij, babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi informoi oficerët e policisë djalit i tij ndodhet prej kohësh jashtë shtetit. Dhe se kishte humbur çdo kontakt me të birin.

“Unë nuk di të them se në cilin shtet qëndron djali im. Kjo pasi unë nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh. Po ju them prej më tepër se një vit. Po kështu nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale.Unë nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë edhe në vazhdim. Lidhur mbi atë që ka ndodhur, më duhet të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie”, thotë Gjovalin Prendi.

Sidorel Prendi ose i njohur edhe me emrin e tij të ri, Roan Brahimi u ekzekutua në sy të gruas së tij, Katerina Beqo 37 vjeç, dhe djalit të mitur, i cili ishte duke luajtur në parkun afër vendit të ngjarjes. Sipas gazetarit grek Vasili Lampropoulos, pas ngjarjeve në Shqipëri, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi, por ka lëvizur edhe në vende të tjera, më konkretisht në Spanjë, Itali dhe Francë. Por ka pasur dyshime edhe se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi. Atje e gjetën me vigjilencën e ulët dhe e ekzekutuan. Prej dy vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët./ZËRI

Poll

MOS HUMB