Aktualitet

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit! Bashkëpunëtori në krim: Më ngacmoi seksualisht, ekzekutor ishte...

 Ai ka dhënë edhe emrin e ekzekutorit të 68-vjeçarit dhe mikut të tij shqiptar, i cili po ashtu është një 22-vjeçar.

F.I
Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit! Bashkëpunëtori në krim:
autorët me motor dhe pronari grek

GREQI-Është zbardhur dëshmia e bashkëpunëtorit në ekzekutimin e pronarit grek të kampingut në Finikounda dhe mikut të tij shqiptar. 22-vjeçari ka pretenduar se pronari grek e ngacmoi seksualisht në verën e vitit 2022 kur ai kishte vizituar kampingun dhe kishte takuar viktimat. 

“Më ngacmoi seksualisht”, -ka deklaruar 22-vjeçari, i cili u vetëdorëzua në Polici. 

I riu në dëshminë e tij ka deklaruar se donin ta shantazhonin 68-vjeçarin për para, pos plani nuk shkoi si duhet. Ai ka dhënë edhe emrin e ekzekutorit të 68-vjeçarit dhe mikut të tij shqiptar, i cili po ashtu është një 22-vjeçar.

Hetuesit besojnë se të paktën 3 persona janë të përfshirë në vrasjen e dyfishtë, ndërsa ekzekutori është ende i lirë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit, ku autori kishte hyrë në kamping si 'klient i mundshëm'. 22-vjeçari po udhëtonte së bashku me autorin në motoçikletë ditën e krimit të dyfishtë. Ai ishte pasagjer në motomjet dhe mbante veshur pantallona të shkurtra të bardha. Autori pasi ka kryer vrasjen e dyfishtë është larguar drejt Athinës duke kaluar nga rrugë dytësore.

Mes të dyshuarve është edhe nipi i biznesmenit, që ka dhënë dëshmi kontradiktore, i vetmi i mbijetuar i sulmit fatal, pasi besohet se ai dhe familjarë të tjerë janë mërzitur pasi e kanë ditur për testamentin, edhe pse më shumë se gjysma do i lihej atij. Shkaku i vrasjes mbetet ende mister, ndërsa dëshmitë zbardhin fakte të reja./ZËRI

Poll

MOS HUMB