Aktualitet

Atentat në Greqi! Vritet pronari grek i një kampingu dhe punonjësi shqiptar

Pak metra më tej u gjet trupi i pajetë i shqiptarit, i cili dyshohet se u qëllua nga pas teksa përpiqej të largohej.

F.I
Atentat në Greqi! Vritet pronari grek i një kampingu dhe
FOTO ILUSTRUESE

GREQI-Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një kamping në zonën e Messenia, Greqi. Mediat fqinje raportojnë se viktimat janë pronari 70-vjeçar i një kampingu dhe punëtori i tij shqiptar, të cilët u qëlluan për vdekje brenda territorit të kampingut.

Pronari grek u gjet pa shenja jete në recepsion, ndërsa pak metra më tej u gjet trupi i pajetë i shqiptarit, i cili dyshohet se u qëllua nga pas teksa përpiqej të largohej. Autori kishte hyrë në kamping si 'klient i mundshëm'. Kur i është thënë se nuk kishte vende të lira, ai dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr ndaj pronarit dhe punëtorit shqiptar.

Mediat greke raportojnë gjithashtu se disa vite më parë ishte tentuar një tjetër sulm ndaj të njëjtit pronar, i cili atëherë kishte shpëtuar për mrekulli./ZËRI

Poll

MOS HUMB