GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë në një kamping në zonën e Messenia, Greqi, ku pronari grek dhe punëtori i tij shqiptar u ekzekutuan me armë zjarri mbrëmjen e 5 tetorit. Protothema raporton se pista kryesore për krimin e dyfishtë mbetet ajo e konflikteve për pasurinë, pasi mësohet se biznesmeni ia kishte lënë shqiptarit dhe një të afërmi tjetër.
Dy persona tashmë janë shoqëruar dhe janë të dyshuar, por ende asnjë i arrestuar. Në pyetje u mor edhe nipi i viktimës, që i mbijetoi plumbave, i cili ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje.
I dyti është një 17-vjeçar që u soll u mor në pyetje për disa orë nga autoritetet, pasi ai i njihte të dy viktimat – si pronarin e kampingut ashtu edhe kujdestarin shqiptar (punëtori). Policia e dinte që i riu i përkiste rrethit të tyre të ngushtë, pasi ai ishte shpesh me ta gjatë muajve të verës.
Skuteri i autorit të krimit që ekzekutoi ftohtësisht pronarin e kampingut dhe kujdestarin e tij në Finikounda u gjet në Ilia, ndërsa, siç duket, distanca e përshkuar nga autori është shumë më e madhe se sa ishte vlerësuar fillimisht. Autori kishte hyrë në kamping si 'klient i mundshëm'. Kur i është thënë se nuk kishte vende të lira, ai dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr ndaj pronarit dhe punëtorit shqiptar.
Mediat greke raportojnë gjithashtu se disa vite më parë ishte tentuar një tjetër sulm ndaj të njëjtit pronar, i cili atëherë kishte shpëtuar për mrekulli./ZËRI
