VLORË-Një sulm i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Vlorë. Rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles, është dhunuar fizikisht Kozma Kukli 61 vjeç, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit.
61-vjeçari ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Vlorës. Kukli ka dëshmuar se dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur me sende të forta pa asnjë paralajmërim.
Policia ka mundur të arrestojë dy autorët me precedentë të mëparshëm kriminalë. Njëri prej tyre ka qenë i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri, ndërsa tjetri i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Viktima ndodhet aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë
Njoftimi i policisë:
Dhunuan me sende të forta një 61-vjeçar, për motive të dobëta, ndalohen 2 autorët e dyshuar, me precedentë të mëparshëm kriminalë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”, një shtetas ishte dhunuar fizikisht, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe kqyrjes së pamjeve filmike, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:
* E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri;
* K. N., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim./ZËRI