KOSOVË- Në Gjykatën e Prishtinës janë administruar prova të reja filmike për vrasjen e Liridona Ademajt. Pamjet tregojnë momentin nga darka e fundit e familjes ku ishte Liridona, Naimi dhe fëmijet.
Ndërkohë pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava, autori i vrasjes.
Në pamjet shihet momenti kur Naim Murseli e sinjalizon duke prekur hundën që të nisë aksionin.
Po ashtu, janë shfaqur video edhe nga shtëpia kur së bashku me fëmijët dalin nga aty dhe hipin në makinë.
Më pas në një tjetër moment në seancën Naim Murselit i janë vendosur edhe pamjet e vrasjes, ku dëgjohen krismat dhe britmat e fëmijëve.
Liridona Murseli, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë, disa kilometra larg kryeqytetit Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si vrasje gjatë përpjekjes për grabitje, por, vetëm dy ditë më vonë, policia i arrestoi bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjere, mes të cilëve ekzekutorin Granit Pllava. Motivet për vrasjen e saj nuk janë ende të qarta, por policia dyshon se Naim Murseli e porositi vrasjen e gruas së tij nënë e dy fëmijëve dhe se dorasit i premtoi 30.000 euro. /ZËRI