Aktualitet

Vrasja e Liridonës/ Kushëriri tregon se kur nisi të dyshojë tek Naim Murseli

Kushëriri i Liridonës, Sadri Ademaj ka treguar se kur kanë filluar të dyshojnë tek Naimi dhe lëvizjet e tij të dyshimta.

E.K
Vrasja e Liridonës/ Kushëriri tregon se kur nisi të dyshojë
Naim Murseli dhe Liridona Admaj

KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovë, vrasje që erdhi me urdhër të bashkëshortit të saj Naim Murseli, i cili sot ndodhet pas hekurave. Kushëriri i Liridonës, Sadri Ademaj ka treguar se kur kanë filluar të dyshojnë tek Naimi dhe lëvizjet e tij të dyshimta. Ndërsa shton se nuk kanë pasur informacion të plotë mbi ngjarjen pasi Naim Murseli u ishte shmangur gjithmonë përgjigjeve. Dëshmia është siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër”.

Sadri Ademaj: Dyshimet e tona kanë lindur kur për shembull ai nuk është paraqitur në rastin…ne s’kemi pas’ njohuri për ku është motra jonë, ku gjendet, ne e kemi dit’ se na kanë thënë është vrarë dhe ne s’kemi dit se ku është. Na kanë thënë është në morg, ne s’kemi pas asnjë lloj informacioni. Kemi marrë një iniciativë këtu …për me shku’ e taku Naimin personalisht sepse atë e kam njohur, kam ndenjur me të, kemi pas raport të mirë, për mua ka qenë e dyshimtë, gjestet e tija. Asnjëherë nuk ka mujt’ me e thënë një fjalë të njëjtë. Ne na ishte vrarë motra dhe ai nuk ka ditur të na thoshte. Thashë “Mirë, e pse ndaloi Liridona, pse e ndaloi Liridona veturën. Tha “Nuk e di pse e ndaloi”. Më tej i thashë “Si ka mundësi ti je dhe në telefon se ai thojke kam qenë në telefon kështu, si ka mundësi se ti je kon tu vozit dhe në telefon në të njëjtën kohë?

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI

Poll

MOS HUMB