Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës, Ergys Verdho kalon tek 'Hekurudha'

Dy emërime të reja në institucionet shqiptare.

k.m.
Emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës, Ergys Verdho
Ergys Verdho dhe Klevis Qose

TIRANË- Ergys Verdho dhe Klevis Qose janë emërimet më të reja në institucione. Paraditen e sotme, burime për ZËRI bënë me dije se Qose do të jetë drejtori i ri i Shërbimit të Provës. Qose u emërua në këtë pozicion në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pas një propozimi të bërë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Në detyrën e re, Qose do të zërë vendin e Ervin Hoxhës, i cili e  Ky i fundit u lirua nga detyra më datë 22 nëntor. Hoxha me firmë të kryeministrit Edi Rama është pozicionuar në krye të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit pas shkarkimit të Agim Ismailit.

Kush është Klevis Qose?

Klevis Qose ka qenë më herët drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve. Pas një karriere të gjatë në forcat operacionale dhe si oficer policie në disa komisariate të vendit. Për gati 3 vite, Qose ka ushtruar funksionin si oficer pranë SHÇBA Tiranë, aktualisht Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ku edhe ka udhëhequr disa hetime.

Po përveç tij, në krye të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është caktuar Ergys Verdho, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Gentian Likon. Verdho më herët ka qenë në krye të Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare, ndërsa para kësaj detyre ai drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar. Tani duket se është rikthyer sërish në “bazë”, veçse kësaj herë do të jenë në krye të Hekurudhës shqiptare./ZËRI

Poll

MOS HUMB