
TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive ka gjobitur me 20 milionë lekë të vjetra (2 milionë të reja) platformën TIBO. Gjobitja ka ardhur për shkak të piraterisë së ndeshjeve të futbollit në plot 7 raste. Pas një hetimi të thelluar nga AMA, “TIBO” nga data 21 në 22 tetor ka transmetuar eventet sportive nga “Lega Serie A” edhe pse të drejtën për të transmetuar këto ndeshje e ka "blerë" platforma “Tring”.

"Ligji nr.97/2013 "Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar, neni 32/pika 6 përcakton se: OSHMA-të duhet të transmetojnë programet, përfshirë veprat kinematografike, në përputhje me kushtet dhe afatet për të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen më mbajësit e të drejtave të këtyrë veprave,"-por ky ligj është shpërfillur nga TIBO, duke transmetuar eventet sportive në shkelje.
AMA VENDOSI:

1. Refuzimin e ankimit adminsitrativ dhe lënien në fuqi të vendimit nr.13 datë 02.00.2023 për dënimin me gjobë, në masën 2 000 000 lekë, të shoqërisht "TIBO" sh.p.k., për subjektin OSHMA "Tibo"
2. Subjketi të ndërpresë menjëherë transmetimin e programeve pa të drejta transmetimi.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatë, në përputhje me ligjin nr.49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrieve", duke filluar nga dita e marrjes dijeni./ZËRI/