Aktualitet

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Shkon për gjykim Ilir Beqaraj, largoi qitësit nga vendi i ngjarjes

Ilir Beqaraj, i cili ka përdorur dhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, është marrë i pandehur për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim

F.I
Vrasja e Gentian Bejtjas/ Shkon për gjykim Ilir Beqaraj, largoi
Ilir Beqaraj, Gentjan Bejtja dhe Edison Haxhiu

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim një prej autorëve të përfhsirë në vrasjen e Gentian Bejtjas në mars 2024 në Larushk  të Fushë Krujës. Bëhet fjalë për Ilir Beqaraj, i cili ka ndihmuar vrasësit të largoheshin nga vendi i ngjarjes, si dhe kë vëzhguar disa herë Bejtjan pranë banesës.

Ilir Beqaraj, i cili ka përdorur dhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, është marrë i pandehur për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave”.

NJOFTIMI:

Vrasja në Larush të Fushë Krujës, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin I.B. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin I.B. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim,‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’ parashikuar nga nenet78/1 e 23, 278/4 e 289/1 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 1944/2 të vitit 2024, për vrasjen e shtetasit G.B në fshatin Larush të Fushë Krujës, Prokuroria arriti të provojë se i pandehuri I.B. ka konsumuar veprën e mësipërme në rolin e ndihmësit.

Sipas prokurorisë ky shtetas me veprimet e tij aktive ka mundur të largojë autorët e vrasjes nga vendi i ngjarjes, duke i çuar ata në fshatin Hasan ku edhe kanë mundur të djegin makinën me të cilën kryen vrasjen, kjo e dokumentuar edhe nga pamjet filmike të administruara nga prokuroria. Teksa u provua se ky shtetas në kohë të ndryshme me mjetin e tij ka qenë në afërsi të banesës së viktimës.

Nga hetimet rezultoi se në automjetin e përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas djegjes së automjetit me të cilin u krye vrasja, është përfituar profil gjenetik i shtetasve, I.B. dhe F.P. të cilët dyshohet se kanë pasur rol në vrasjen e shtetasit G.B. Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë.

Ilir Beqaraj është arrestuar që në muajin Mars të vitit 2024, i cili u vu në pranga bashkë me Edison Haxhiun, pas analizimit të pamjeve filmike nga grupi hetimor. Ai ishte zhvendosur në Tiranë, ku jetonte me qira në një vilë luksoze në Lundër, ku nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur edhe dy pistoleta, njëra me leje dhe tjetra pa leje. Zhvendosja në Shqipëri, kishte bërë që ai të punësonte Edison Haxhiun, me qëllim për të kryer disa punë të familjes, përfshirë dhe transportimin e fëmijëve të Beqaraj në shkollë.

Hetimi

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip "Volkswagen Golf" me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip "Volkswagen Golf" me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Vrasja e Gentian Bejtjas

Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB