Aktualitet

Vrasja e Etleva Bodit/ Pendohet bashkëshorti: Allahu më faltë! Dëshmitë: Ishte i radikalizuar

Etleva, vishte gjithmonë fustane të gjatë dhe në shumë raste mbulonte edhe kokën me shami. 31-vjeçarja e cila ishte shtëpiake, dilte vetëm me të dhe me katër fëmijët e saj, për të cilët kujdesej çdo ditë

E.K
Vrasja e Etleva Bodit/ Pendohet bashkëshorti: Allahu më faltë!
Viktima, Etleva Bodi

ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Etleva Bodit nga bashkëshorti i saj në Itali, i cili sipas mediave vendase ishte radikalizuar për shak të fesë. Mësohet se Selami Bodi, 41-vjeç ka shprehur keqardhje dhe pendesë për vrasjen e bashkëshortes së tij, në dhomën e gjumit të çiftit.

“Shpresoj që Allahu të më falë”, mësohet të ketë thënë Selami Bodi para policisë. 41-vjecari shqiptar, i besimit mysliman përshkruhet nga mediat italiane si një person radikal për shkak të besimit të tij. Një vizitor i rregullt në xhaminë e Savonës, ai kishte ndikuar që edhe familja e tij të ndiqte rregullat e fesë.

Bashkëshortja e tij Etleva, vishte gjithmonë fustane të gjatë dhe në shumë raste mbulonte edhe kokën me shami. 31-vjeçarja e cila ishte shtëpiake, dilte vetëm me të dhe me katër fëmijët e saj, për të cilët kujdesej çdo ditë. Edhe përdorimi i celularit për të ndjerën pas një kohe të caktuar ishte i ndaluar.

Mbrëmjen në të cilën ndodhi krimi, Selami Bodi dhe gruaja e tij kishin debatuar. Pas zënkës me tyre për arsye xhelozie bashkëshortja është mbyllur në dhomë për të bërë një telefonatë e cila ka shqetësuar aq shumë autorin sa e ka mbytur duke i vendosur duart në qafë. “I lashë fëmijët  jetimë në rrugë,” mësohet të ketë thënë Selami Bodi kushëririt të tij, Robert Spata, i cili mbërriti i pari në vendngjarje.

Mediat italiane shkruajnë se është ai që momentalisht po kujdeset për të miturit.

“Më i madhi nga fëmijët më kërkoi ta çoja në spital për t’i thënë lamtumirë nënës së tij para se të vdiste. Nuk do t’i harroj kurrë lotët në fytyrën e tij”, shprehet për mediat italiane kushëririt i Selami Bodit.

Etleva kohët e fundit i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale nga e cila ende nuk kishte marrë mirë veten. Pavarsisht përpjekjes së mjekëve, Etleva ndërroi jetë pas dy ditësh agoni. Fqinjët e përshkruajnë atë si një vajzë të turpshme, të rezervuar dhe gjithmonë të sjellshme./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB