Aktualitet

Shkak, telefonata nga ishi/ Përdhunoi të dashurën, pastaj e çoi në spital, prangoset i riu

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pasi çifti ishte kthyer nga një udhëtim nga Durrësi për në banesën e tyre në Tiranë. 

k.m.
Shkak, telefonata nga ishi/ Përdhunoi të dashurën, pastaj e
Foto ilustruese

TIRANË- Ngjarja e rëndë e Vlorës është përsëritur sërish, kësaj here në Tiranë! Një 28-vjeçar, i identifikuar nga Policia me inicialet A.Gj., ndërsa nga mediat si Enri Gjonaj, është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar të dashurën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pasi çifti ishte kthyer nga një udhëtim nga Durrësi për në banesën e tyre në Tiranë. 

Sipas "Klan News", çifti ishte në një lidhje prej 2 muajsh, por sherri mes tyre nisi fill pas një telefonate që i riu mori nga ish e dashura e tij, e cila kishte miqësi gjithashtu me vajzën e dhunuar. Kështu nisi debati mes tyre, duke agravuar më pas në kryerjen e marrëdhënieve seksuale pa dëshirën e saj. Pas abuzimit me të, ishte vetë i riu ai që e dërgoi në spital.

Në momentin që mjekët i kanë parë shenjat në fytyrë, menjëherë lajmëruan Policinë duke i vendosur prangat 28-vjeçarit. 28-vjeçari Gjonaj, pasi u pyet nga uniformat blu, nuk bëri asnjë koment. Por nga kontrolli në banesën e tij, Policia gjeti kanabis sativa dhe po ashtu, konstatoi njolla gjaku. Nga njollat e gjetura u morën mostra për t'i krahasuar me ato të të resë, ndërkohë që asaj ende nuk i është marrë dëshmia. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, nuk janë dhënë shumë detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. 

E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur vetëm disa ditë pasi "Zëri.ai" raportoi abuzimin e një 26-vjeçareje nga 4 persona në Vlorë. 2 janë në pranga, por 2 janë ende në arrati, ndërsa e reja kërkon ende drejtësi nga insitucionet duke u përballur e vetme ndaj kanosjeve që merr nga miqtë dhe familjarët e djemvë që abuzuan me të./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB