Aktualitet

Vrasja e Eraldo Nevruzit, zbulohet plani i autorit: Donte t’i digjte trupin, por nuk e merrte furra e pjekjes (DËSHMI)

Ata se kanë përfunduar planin për djegien e trupit vetëm se kufoma ka qenë i madh dhe nuk e nxinte furra

E.K
Vrasja e Eraldo Nevruzit, zbulohet plani i autorit: Donte t’i digjte
Eraldo Nevruzi dhe Gerald Shehu

DHËRMI- Nga 29 persona të shoqëruar nga policia e Vlorës për zbardhjen e krimit makabër në Himarë, deklarimet e dy prej tyre jo vetëm rindërtuan skenën makabër të vrasjes së Eraldo Nevruzit, por përputhën edhe provat e mbledhura nga hetuesit.

Emisioni FactCheck ka mundur të sigurojë foton e automjetit që drejtohet nga Gerald Shehu dhe nga Dhërmiu është nisur drejt Himarës e më tej Sarandës ku e braktisi për t'u larguar me taksi në Igumenicë të Greqisë.

Vrasja e Eraldo Nevruzit, zbulohet plani i autorit: Donte t’i digjte
Makina e Gerald Shehut

Ndërsa në deklarimet para hetuesve David Larti ka shpjeguar se pasi Shehu ka vrarë recepsionistin ai së bashku me Qosen kanë ndihmuar për fshehjen e provave dhe zhdukjen e trupit.

Plani ka qenë që jo vetëm rrobat e Gerlad Shehut të digjeshin në furrën e pjekjes së mishit në restorantit të hotel Greecia, por po ashtu edhe trupi i viktimës. Ata se kanë përfunduar planin për djegien e trupit vetëm se kufoma ka qenë i madh dhe nuk e nxinte furra.

Por me se është vrarë Nevruzi?

Nga ekzaminimi i trupit të viktimës rezulton se përveç shenjave të dhunës ai ka dy gjurmë të plumbave pistoletë, një në kokë dhe një në trup.

David Larti: Pasi Geraldi na tha që ka vrarë Nevruzin, unë mora disa herë qese të zeza tek kuzhina me qëllim të mbështillnim trupin e viktimës. Pasi mbështollëm trupin mora açe dhe fshesë për të pastruar vendin e krimit. Më pas trupin e vendosëm në bagazhin e makinës AUDI Q7 dhe në ora 04:40 minuta të mëngjesit Geraldi u largua me makinë. Geraldit i dhashë një bluzë nga të mijat.

Daniel Qose: Konfirmoj deklarimet, ndërsa unë kam marrë rrobat e Geraldit dhe i vendosa të digjeshin tek furra e pjekjes së mishit.

Geraldo Shehu i arrestuar nga Interpol Greqi me kërkesë të Interpol Tiranës është në pritje të ekstradimit dhe dosja e plotë në ngarkim të tij është përcjell autoriteteve greke. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me paramendim, neni 78 kodi penal.

Daniel Qose dhe David Larti për të cilët gjykata e Vlorës me kërkesë të prokurorisë miratoi arrestin në burg dyshohen për veprën penale të “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”  kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 dhe 25 i kodit penal.

Aktualisht hetuesit janë fokusuar tek gjetja e armës së krimit e cila dyshohet të jetë një pistoletë pa leje e mbajtur nga Shehu. Numri i të arrestuarve për këtë krim ka shkuar në tre persona që lidhen direkt me vrasjen dhe fshehjen e kufomës, ndërsa një i katër shofer i autoambulancës së morgut ka përfunduar në pranga.

Ndaj shtetasit Artur Ismailaj rëndon akuza e “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a paragrafi 1 i kodit penal dhe ai po qëndron në arrest shtëpie.

Marrë nga Emisioni “FactCheck” MCNTV

Poll

MOS HUMB