Aktualitet

Aksident me vdekje në Durrës, drejtuesi i mjetit zhduket nga vendngjarja

Viktimë e aksidentit ka mbetur një këmbësor

E.K
Aksident me vdekje në Durrës, drejtuesi i mjetit zhduket nga
Foto ilustruese

DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në lagjen 13 të qytetit të Durrësit, me pasojë vdekjen e një këmbësori. Ndërkohë që drejtuesi i ‘Benzit’ ka braktisur mjetin, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Poll

MOS HUMB