Aktualitet

Bashkëpunuan me Sokol Mjacaj? Shoqërohen 13 punonjës të burgut të Peqinit

Të shoqëruar janë gardianë dhe civilë që dyshohet së kanë bashkëpunuar me të dënuarin, Sokol Mjacaj për futjen e armës në ambientet e burgut.

f.t
Bashkëpunuan me Sokol Mjacaj? Shoqërohen 13 punonjës të
Arben Lleshi

PEQIN- Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Sigurisë së lartë në Peqin, ku u vra i dënuari Arben Lleshi, 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues janë shoqëruar në Polici.

Të shoqëruar janë gardianë dhe civilë që dyshohet së kanë bashkëpunuar me të dënuarin, Sokol Mjacaj për futjen e armës në ambientet e burgut.

Të ndaluar për “shpërdorim detyre” :

-Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç
-Shefi i policisë së burgut Qani Muç, 60 vjeç
-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç
-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç
-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç
-3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç, 
-4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç

Sipas dëshmive, arma dyshohet se ka hyrë në ambientet e burgut rreth 1 muaj më parë dhe Mjacaj ka pritur momentin për të vrarë Arben Lleshin. Ndryshe nga sa pretendon Mjacaj në dëshminë e tij, vrasja dyshohet të jetë bërë me pagesë.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë cënoi rëndë sigurinë në burgjet e vendit duke përbërë një skandal të paprecedentë. Sokol Mjacaj e ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marr peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet pasi u garantua se nuk do të vritej.

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Bis”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabtitur makinën Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit./ZËRI

Poll

MOS HUMB