Aktualitet

Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, Avokati i Popullit nis verifikimet për procedurat e autoriteteve

Institucioni i Avokatit të Popullit njofton se ka nisur verifikimet lidhur me rastin.

k.m.
Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, Avokati i Popullit nis verifikimet
Foto ilustruese

TIRANË- Avokati i Popullit ka nisur verifikimet për procedurat e autoriteteve në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit Eglantin Proga. Pas denoncimeve të familjarëve, të cilët dyshojnë se Policia e Pogradecit tentoi të fshihte ngjarjen, Institucioni i Avokatit të Popullit njofton se ka nisur verifikimet lidhur me rastin. Por shton gjithashtu se edhe nga ana e organeve kompetente pret që të zbardhjet e gjithë ngjarja.

“Në veçanti, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale. Avokati i Popullit, si institucion i pavarur kushtetues, jo vetëm ka për detyrë të mbrojmë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të drejta. Përsa më sipër Avokati i Popullit njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje. Ky verifikim do të synojë të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës,”- sqaron Avokati i Popullit.

Si ndodhi ngjarja?

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se gjatë një konflikti në afërsi të një lokali, viktima është goditur dhunshëm nga Meçe. 37-vjeçari ka hyrë brenda lokalit, ka qëndruar vetëm 2 minuta, e më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar. Proga ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Pogradecit, për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar. Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB