Aktualitet

Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë, e pranishme gjatë krimit dhe vajza që dyshohet se ishte ‘mollë sherri’

Vajza ka qenë në të njëjtën makinë me viktimën

E.K
Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë, e pranishme gjatë krimit
Aurelio Dervishi

TIRANË- Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkozë, ku u qëllua me thikë në gjoks, 18-vjeçari Aurelio Dervishi. Mësohet se në makinë me viktimën, në momentin kur ka ndodhur vrasja, ka qenë dhe një vajzë që dyshohet se është bërë shkak për konfliktin me pasoja fatale.

E reja dyshohet se ka qenë në lidhje me njërin prej agresorëve, dhe në momentin kur ata e kanë pikasur në mjetin 'Audi' ku udhëtonte viktima, i kanë bërë thirrje për të ndaluar. Shoferi i mjetit ka refuzuar fillimisht, por më pas djemtë janë përfshirë në konflikt fizik mes tyre, që më pas degjeneroi në vrasje. 

Vajza, së bashku me shokun e viktimës, janë marrë në pyetje nga policia, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër, pas vrasjes, Policia arrestoi 4 autorët e dyshuar, njëri prej tyre 20 vjeç, Frensis Shehu, dhe 3 të tjerët të mitur.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar se cili nga personat e shoqëruar ka goditur me thikë 18-vjeçarin.

18-vjeçari Dervishi pritet që të përcillet për në banesën e fundit pasditen e sotme, rreth orës 15:00.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB