
BELGJIKË- Gjykata penale në Bruksel ka dënuar 11 anëtarë të një bande droge me burg nga një deri në dhjetë vite. Banda u ekspozua pas të shtënave në një piceri në Strombeek në prill 2020. Menaxheri i picerisë u qëllua për vdekje në mes të ditës, ndërsa mediat e huaja raportojnë se ai ishte "koka" e bandës.
Sipas prokurorisë publike Halle-Vilvoorde, banda importoi të paktën 84 kilogramë kokainë nga Kolumbia dhe Holanda, e pasi e "priste" në Belgjikë e transportonte në Itali me makina të modifikuara. Por vrasja ekspozoi të gjithë rrjetin e drogës. Vrasësi, i cili është ende në pritje të gjykimit, është një 37-vjeçar shqiptar, i cili u largua me makinë nga vendi i ngjarjes. Por pas la armën e zjarrit në makinë. Mirëpo emri i tij nuk është bërë me dije nga mediat vendase.
Ndërkohë që pas vrasjes së pronarit të picerisë, vëllai i tij mësohet se ka marrë drejtimin e rrjetit të drogës./Zëri.ai