Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit.

f.t
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
foto ilustruese

TIRANË-Dita e sotme do të jetë në ndikimin e motit të lagësht dhe të ngrohtë. Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit.

Më të dendura shirat do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pas mesditës të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar ekstremin Juglindor, ku shirat do të mbeten prezent deri në orët e vona të mbrëmjes.

Problematike gjithashtu paraqiten stuhitë e forta të erës në të gjithë territorin e vendit. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4ballë.

Temperaturat parashikohen në zona malore 6 deri 14°C, në zona e ulëta 7 deri20 °C dhe në zona bregdetare 9 deri 20°C./ZËRI

Poll

MOS HUMB