Aktualitet

Pëllumb Meta u vra nga fëmijët/ Gazetarja: Vajza e madhe është ndarë nga burri, s'ia fali krimin

Ndërkohë ndau detaje sa i përket jetës së Blerinës, e cila së bashku me familjen e saj janë menjanuar nga fshati.

E.K
Pëllumb Meta u vra nga fëmijët/ Gazetarja: Vajza e madhe
Pëllumb Meta

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije këtë të enjte në lidhjen me vrasjen e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit nga tre fëmijët e tij, vrasje që ende mbetet e mbuluar me mister dhe pse vajza ka marrë përsipër krimin. Sipas gazetares Dorjana Bezat, vajza e madhe e Pëllumb Metës po jeton me nënën e saj tek gjyshja pasi është ndarë nga bvashkëshorti, pasi ky i fundit nuk e pranon krimin e bërë nga vëllezërit dhe motra e saj, më të vegjël se ajo në moshë. Ndërkohë ndau detaje sa i përket jetës së Blerinës, e cila së bashku me familjen e saj janë menjanuar nga fshati.

Dorjana Bezat: Shkova për të takuar Blerinën pastaj dhe njerëzit e saj për ta pyetur më imtësisht a ka përjetuar dhunë. Ajo ndodhej në ambientet e paraburgimit për të çuar veshje dhe ushqim tek fëmijët, dhe në shtëpi ishte vetëm nëna e saj. Kishte kushte nën minimale jetese, fshati i kishte abandonuar. Porta me ngjyrë të zezë i kishte shënuar edhe fatin e tyre, banorët më tregonin historitë e tyre ndër vite. Vajza e madhe po përballet me shkatërrimin e familjes së saj. Nuk flitej për vdekjen e vjehrrës, nuk kishte pendesë. Nuk kishte as pendesë për vrasjen e Pëllumbit. Ajo jetë ishte harruar, nuk ekzistonte. Në atë ambient jetojnë sot Blerina dhe e bija e Blerinës, sepse bashkëshorti po e gjykon për historinë e gjyshes dhe nënës. Ju jeni gra që vrisni dhe nuk mund të jeni në familje. Vajza i ka folur nënës, bashkëshorti ishte kundër. Babai ka qenë autoritar ka treguar nëna. Më bëri përshtypje kur relativizonte vdekjen, Pëllumbi nuk ka vdekur thoshte, nuk pranonte të kishte vdekur dhe vjehrra e sja. Nxori vetëm disa pika gjak tha dhe hiqej sikur kishte vdekur. Gjyshi thoshte nëse janë autorë, gjykata t’i ndëshkojë. Që në karakterin e saj të hershëm, vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blernia, edhe prentendonte se Pllumbi e tradhtonte.

Pëllumb Meta u vra nga vajza e tij, Hygerta me armë zjarri (Referuar dëshmisë së dhënë në Gjykatë). Ngjarja e rëndë u zbardh më 23 shkurt, ndërsa Meta ishte vrarë 10 ditë më parë dhe më pas ishte groposur në kasollën e bagative. Vrasja e tij mbetet ende e pazbardhur plotësisht pasi fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me krimin e rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB