Aktualitet

Masakra e Bradasheshit/ SPAK dërgon në gjyq Mikael Qosjen

Qosja u hetua dhe u shpall në kërkim fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit në vitin 2021, hetime të cilat më pas treguan se ngjarja ishte kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal.

f.t
Masakra e Bradasheshit/ SPAK dërgon në gjyq Mikael Qosjen
Mikael Qosja

ELBASAN- Mikael Qosja, i njohur edhe me mbiemrat Kamami dhe Stefo, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, si një nga autorët e vrasjes së trefishtë në dhjetor 2018 në Bradashesh të Elbasanit. Në këtë atentat u ekzekutuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Durunay.

Qosja u hetua dhe u shpall në kërkim fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit në vitin 2021, hetime të cilat më pas treguan se ngjarja ishte kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal.

Për këtë arsye, dosja u dërgua pranë Prokurorisë së Posaçme, e cila ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën që ai të gjykohet për vrasje kundër dy ose më shumë personash, vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Gjykata do të marrë në shqyrtim kërkesën në 13 mars.

Si ndodhi ngjarja

Më 28 dhjetor të vitit 2018, Elbasani u trondit nga një vrasje e trefishtë. Shënjestër ishin pjesëtarët e familjes Dylgjeri. Familja Dylgjeri ktheheshin nga një festë familjare në qytetin e Peqinit. Në rrethrrotullimin e Bradasheshit mjetet e tyre të cilët ishin tre në rresht, njëri pas tjetrit ku brenda ndodheshin dhe gra dhe fëmijë u përfshinë nga breshëri armësh. Si pasojë mbetën të vdekur në vend Endrit Alibej, 34 vjeç, Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy xhaxha dhe nip si edhe Erdal Durunay, 51 vjeç, shtetas turk. Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”, ndërsa ishin kthyer në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre. Për ekzekutimin në fjalë, policia dyshon se ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës./ZËRI

Poll

MOS HUMB