
KORÇË- Emiljano Pine u vra mbrëmë në Korçë nga 61-vjeçari Ilo Lluka për trashëgiminë e shtëpisë. Pas vrasjes së 37-vjeçarit, Lluka qëlloi edhe veten, duke humbur jetën në vend. Për vrasjen e Emiljanos ka reaguar edhe e motra përmes një postimi në 'Facebook'.
“Ma dogje zemren o xhani motreeeeeessssss drita e syrit tim,si me le vetem o vellackooo, Dhe pse nuk je me ti do mbetesh gjithmone krahu im i djathte, Do me mungosh gjithmone, deri diten qe do te te vij prane.”, shkruan ajo.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Ilo Lluka ka shkuar në lokalin ku po pinte kafen Emiljano dhe e ka thirrur atë jashtë. Ai e ka qëlluar me 4 plumba dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ndërkohë që policia vijon hetimet për ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë mësohet se babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën. Pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte që t’ja linte trashëgimi 40 vjeçarit, Emiljano Pine, djalit të kujdestares./ZËRI