TIRANË-Dita sot do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakata dhe të izoluara dëbore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 2-10 m/sek, në lugina dhe bregdet era hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/sek me valëzimin në dete 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 3 deri 13°C, në zonat e ulëta 7 deri 18°C dhe në zonat bregdetare 11 deri 18°C./ZËRI
Poll