Aktualitet

Vlora e ‘mbytur’ nga tymi! Shqipëria nën pushtetin e vatrave të zjarrit, 5 janë ende aktive

Të tjera vatra aktive janë në fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë, në fshatin Torovicë është drejt shuarjes përfundimtare si dhe në Shëngjin, pranë portit.

F.m
Vlora e ‘mbytur’ nga tymi! Shqipëria nën pushtetin e
Vlorë

TIRANË- Ditët e fundit janë raportuar aktivizime të vatrave të shumta zjarri., vetëm në 24 orët e fundit, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se janë raportua 23 vatra zjarri, 19 prej të cilave janë izoluar. Aktive vijojnë të mbeten vatrat në vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë për të cilin janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku të mbështetura nga kapacitete të pushtetit qëndror dhe subjekte private. Të tjera vatra aktive janë në fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë, në fshatin Torovicë është drejt shuarjes përfundimtare si dhe në Shëngjin, pranë portit.

"Është aktive vatra e zjarrit në fshatin Kameras, Bashkia Durrës për të cilin janë angazhuar ditën e djeshme kapacitetet e qarkut Durrës dhe Tiranë duke bërë të mundur shmangien e rrezikut për kalimin e zjarrit në sipërfaqe me pyll dhe ullinj shekullore. Sot janë angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe forca vullnetare. Zjarri në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë për të cilin ditën e djeshme kanë punuar Forcat e Armatosura, strukturat vendore të mbështetura nga një Helikopter I KFOR. Vijojnë edhe ditën e sotme operacionin për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij,”- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Poll

MOS HUMB