Aktualitet

EKSKLUZIVE/ ZËRI siguron pamjet, Dritan Dajti i bashkë-prangosur me policin në varrimin e nënës

Pas ceremonisë mortore, Dritan Dajti është kthyer në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

F.m
EKSKLUZIVE/ ZËRI siguron pamjet, Dritan Dajti i bashkë-prangosur me
Dritan Dajti

TIRANË- ZËRI ka siguruar pamjet e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Dritan Dajti, i cili ka marrë pjesë sot në varrimin e nënës së tij të ndjerë. Nëna e Dajtit ndërroi jetë një ditë më parë dhe sot, autori i vrasjes së katër efektivëve të policisë, i ka dhënë lamtumirën.

ZËRI sjell për pamjet ku Dajti shihet me syze të zeza, veshur me një bluzë ngjyrë blu të errët dhe i bashkë-prangosur me një nga efektivët që ka bërë të mundur shoqërimin e tij.

Pas ceremonisë mortore, Dritan Dajti është kthyer në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Së fundmi, ai ka kërkuar të marrë pjesë në senacat gjyqësore që po zhvillohen, por një gjë e tillë nuk është bërë e mundur. Autoritetet kanë refuzuar pjesëmarrjen e tij fizike në gjyq duke i zhvilluar seancat online, me argumentin se mund të arratiset.

Dritan Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë, ngjarje e ndodhur më 7 gusht 2008 në Durrës, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani gjatë një operacioni për arrestimin e tij./ZËRI 

Poll

MOS HUMB