Aktualitet

VLORË/ Rreth 1500kg peshq të ngordhur në brigjet e lumit të Bestrovës

Organet kompetente kanë nisur hetimet për këtë cështje, ata kanë marrë monstra të ujit dhe nga zonat përreth për të zbuluar shkaqet që ka ardhur kjo ngordhje e përmasave të mëdha.

M.M

VLORË/ Rreth 1500kg peshq të ngordhur në brigjet e lumit të

VLORË – Prej një jave në brigjet e liqenit të Bestrovës janë nxjerrë rreth 1500 kg peshq dhe dhjetra bretkosa të ngordhura.Banorë të zonës shprehen se në këtë liqen nuk peshkohet dhe se kurrë me parë nuk ka ndodhur nje ngordhje e përmasave të tilla.Gjithashtu shtojnë se ndihen të shqetesuar nga rreziku i përhapjes së ndonje epidemie, pasi kjo ngjarje ka filluar një jave me parë dhë asksuh nuk ka marrë masat e duhura.

Organet kompetente kanë nisur hetimet për këtë cështje, ata kanë marrë monstra të ujit dhe nga zonat përreth për të zbuluar shkaqet që ka ardhur kjo ngordhje e përmasave të mëdha.

Mungesa e oksigjenit është një nga shakqet që dyshohet për këtë cështje, por gjithashtu nuk përjashtohet as helmimi nga dora e njeriut. / ZËRI

Poll

MOS HUMB