
TIRANË- Shqipëria ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar përballjen me kompaninë "Kurum", e cila ka pasur koncesionin e terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit. Kompania kërkonte 100 milionë euro dëmshpërblim, por nuk i është të drejtë nga Gjykata.
Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka dhënë vendimin më datë 26 korrik, në favor të qeverisë shqiptare, pas pretendimit të kompanisë turke për dëmin e shkaktuar nga mbyllja e parakohshme e koncesionit që duhet të zgjaste 35 vjet, por që mbeti aktiv vetëm 9 vite.
Kurum fitoi në 2011-ën kontratën për menaxhimin e terminalit të kontenierëve në portin e Durrësit, por, në 2017-ën, ministria e Infrastrukturës, e anuloi atë, madje duke hapur çështje gjyqësore për shkak të mospërmbushjes së kushteve kontraktuale nga kompania turke. Kompania fituese ka qenë e vetmja në garë dhe është me seli në Maltë, ndërsa vlera e investimi është rreth 30 milionë euro.
Në Shqipëri, si Gjykata Administrative ashtu edhe ajo e Apelit konfirmuan të drejtën e Ministrisë për zgjidhjen e kontratës dhe në 2020, përmbaruesit shkuan për të larguar kompaninë turke nga porti i Durrësit. Por pala tjetër ka bërë padi në arbitrazh më 23 shtator të 2020-ës, por vendimi u mor vetëm sot. Tashmë, qeveria tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për transformimin e Portit të Durrësit në port turistik, ndërsa ai tregtar do të zhvendoset në Porto Romano./ZËRI