
Pamje nga ish-reparti në Fier
FIER- Vatra e zjarrit që u ndez në ish-repartin në kodrat e Mbyetit në Fier, ka dalë jashtë kontrollit. Përveç ish-repartit, flakët kanë përfshirë dhe një tank të vjetër që ndodhet në ambientet e jashtme të repartit si dhe të tjera pajisje.
Ndërkohë sipas raportimeve, zjarri po avancon në ullishten e pyllit Plyk. Sipas informacioneve, flakët u përhapën deri tek varrezat publike dhe ka qenë ndërhyrja e banorëve të zonës, por edhe forcave zjarrfikëse për ta vënë nën kontroll. Shkak për përhapjen e shpejtë të zjarrit është edhe era, e cila po e favorizon flakët./ZËRI
Poll