Aktualitet

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë.

I.F
Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen
Pamje nga vendngjarja

FIER- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë nga flakët pranë ish-repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB