
KORÇË-Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar prej tre ditësh në Malin e Thatë, në afërsi të kufirit shtetëror më Republikën e Maqedonisë së Veriut. Një operacion i madh është duke u zhvilluar në territorin e bashkisë Pustec për shuarjen e zjarrit. Prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole ka publikuar së fundmi pamjet e helikopterit, që ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.
Aktualisht të angazhuara ka shumë forca nga Bashkia Pustec, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Reparti Ushtarak Drenovë (Korçë), Drejtoria e i Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrin e Brendshme, me mbështetjen e helikopterit Cougar dhe dy avionëve të dërguar nga pala maqedonase./ZËRI