
TIRANË- Sherri i ndodhur në një klub nate në Pejë që përfundoi me plagosjen rëndë të një personazhin të njohur në Tik Tok, Muhamet Iseni (Medi Iseni) ka vënë dy persona në pranga deri më tani, reoerin Rigel Rajku, të njohur si Noizy dhe DJCrax, Behtjar Bajraktari. Në kërkim është shpallur edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, por fakti që ky sherr nisi në “Tik Tok” dhe përfundoi në përplasje fizike ka ngjallur mjaft reagime. Shumë qytetarë janë shprehur për gazetarin e ZËRI-t, Martinjo Myrtollari se të rinjtë e sotëm nuk duhet të frymëzohen nga këto përplasje mes reperëve, por duhet të fokusohen tek shkolle dhe puna. Për përplasjen në fjalë, janë të ndarë, disa bëjnë përgjegjëse platformën Tik Tok, ndërsa të tjerë vetë reperët.