Aktualitet

Dhunuan me sende të forta 24-vjeçarin, shpallen në kërkim dy persona

Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

f.t
Dhunuan me sende të forta 24-vjeçarin, shpallen në kërkim
FOTO ILUSTRUESE

VAU I DEJËS- Dy persona janë shpallur në kërkim pas një sherri të ndodhur për motive të dobëta në Vaun e Dejës. Një 64-vjeçar dhe një 29-vjeçar dyshohet se kanë dhunuar me sende të forta një 24-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materiale në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasve 64 vjeç dhe 29 vjeç, pasi dyshohet se më datë 08.08.2024, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta një 24-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB