
Pamje nga aksioni i Policisë
ITALI- Një shqiptar, identitetit i të cilët nuk është bërë me dije ka rënë në prangat e Policisë italiane, si pjesë e një grupi që merrej me përpunimin e heroinës. Laboratori i përgatitjes së drogës u zbulua në San Severo. Ndërkohë gjatë momentit të arrestimit të 40-vjeçarit shqiptar, Policia sekuestroi në total 18 kilogramë heroinë.
Gjithçka nisi për shkak të manovrave me makinë në rrugë që shqiptari bënte. Kjo ka tërhequr vëmendjen e Policisë, e cila është vënë në ndjekje të tij. Në momentin e ndalimit, autoritetet gjetën 16 500 euro dhe 6 kg heroinë në makinë. Dosja në ngarkim të tij ka kaluar në Prokurori. Shqiptari pritet të dalë para gjykatës./ZËRI
Poll