Aktualitet

EMRI/ Shpërthim në Lezhë, hidhet lëndë plasëse në oborrin e një banese

Ende nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi dhe kush fshihet pas tij.

E.K
EMRI/ Shpërthim në Lezhë, hidhet lëndë plasëse
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Ishull Lezhë. Raportohet se në banesën në pronësi të Aleks Ivanajt është hedhur një kapsolle detonatore. Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale në gurët dekorativë që ishte shtruar oborri. Në banesën e Ivanajt jetonte vetëm nëna e tij, 80 vjeçe, pasi djali jetonte jashtë Shqipërisë.

Shpërthimi ka krijuar panik, ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar Policinë pasi kishin dëgjuar shpërthimin. Blutë e Lezhës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Ende nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi dhe kush fshihet pas tij.

Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri. Autori/rët e ngjarjes duke përfituar nga errësira janë larguar pa gjurmë. Policia po shikon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, por deri më tani asnjë shenjë nga ata që fshihen pas ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë/Informacion paraprak. Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë  që është shtruar oborri. Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB