Aktualitet

VIDEO-Rindërtohet skena e vrasjes së Roan Brahimit! Autorët një hap para, i siguruan edhe vendin e parkimit

Sipas një dëshmitari okular, motoçikleta me të cilën udhëtonin autorët ishte e parkuar në vendin ku ndodhi ekzekutimi i Roan Brahimit.

f.t
VIDEO-Rindërtohet skena e vrasjes së Roan Brahimit! Autorët
pamje nga vendngjarja

GREQI-Është rindërtuar sekna e vrasjes së Roan Brahimit, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qendër të Athinës. Mediat greke shkruajnë se autorët e vëzhgonin vazhdimisht viktimën e tyre, madje duket se 32-vjeçarit i kishin rezervuar një vend parkimi. Autorët kanë qenë një hap para.

Sipas një dëshmitari okular, motoçikleta me të cilën udhëtonin autorët ishte e parkuar në vendin ku ndodhi ekzekutimi i Roan Brahimit. Autorët kanë parë 'shënjestrën' e tyre duke ardhur dhe më pas kanë larguar motorin duke lënë kështu të lirë një vend parkimi që do të shërbente si joshje për 32-vjeçarin nga Shqipëria. Më pas atentatorët bënë një xhiro dhe u rikthyen në vendngjarje me njërin prej tyre duke zbritur dhe qëlloi breshëri plumbash drejt Brahimit.

Sipas asaj që zbuloi redaktori i policisë, Vassilis Lambropulos, duke folur për Mega, 32-vjeçari pas vrasjeve që kishte kryer në vitet 2021 dhe 2022 në Shqipëri , ishte strehuar për një periudhë të konsiderueshme në Greqi, ndërsa deri kohët e fundit ai ka jetuar në Dubai, Spanjë, Itali dhe Francë. Sipas vlerësimeve të autoriteteve kompetente, viktima e sulmit vrasës kishte lidhje me trafikun e drogës dhe për këtë arsye jetonte në vende të ndryshme, për të fshehur gjurmët.

Sipas të njëjtave informacione, 32-vjeçari kishte ardhur në Greqi javën e kaluar për të parë gruan dhe fëmijën e tij. Siç tregon gjithçka ekzekutorët e 32-vjeçarit nga Shqipëria, duket se kanë ndjekur metodikisht gruan dhe fëmijën e tij në Greqi.

Brahimi u ekzekutua në sy të gruas së tij, Katerina Beqo 37 vjeç, dhe djalit të mitur, i cili ishte duke luajtur në parkun afër vendit të ngjarjes. Sipas gazetarit grek Vasili Lampropoulos, pas ngjarjeve në Shqipëri, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi, por ka lëvizur edhe në vende të tjera, më konkretisht në Spanjë, Itali dhe Francë. Por ka pasur dyshime edhe se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi. Atje e gjetën me vigjilencën e ulët dhe e ekzekutuan. Prej dy vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët./ZËRI

Poll

MOS HUMB