Aktualitet

Digjet shtëpia në Fier, pronari donte të digjte mbeturinat, por flakët dolën jashtë kontrollit

Raportohet se gjithçka ka ndodhur pasi pronari i banesës ka tentuar të djegë disa mbeturina pranë banesës, por flakët kanë jashtë kontrollit duke djegur dhe shtëpinë.

E.K
Digjet shtëpia në Fier, pronari donte të digjte mbeturinat, por
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Një banesë në lagjen “15 tetori” në Fier është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje. Raportohet se gjithçka ka ndodhur pasi pronari i banesës ka tentuar të djegë disa mbeturina pranë banesës, por flakët kanë jashtë kontrollit duke djegur dhe shtëpinë.

Pronari ka shpëtuar pa lëndime. Ndërkohë ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Flakët kanë shkaktuar panik tek fqinjët, pasi banesa ishte afër disa pallateve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB