
DURRËS- Rindizet sërish konflikti në Kepin e Rodonit, pak javë pas sherrit ku u përdorën edhe armët dhe u përfshi në ngjarje edhe ish-deputeti Mark Froku. Denoncimi është bërë nga Ana Shtjefni, ish-pronarja e firmës “Albania Turist Resort”, e cila ka pasur në administrim zonën e Kepit të Rodonit, së bashku me lokalet dhe zonën e plazhit.
Vetë Shtjefni ka filmuar disa persona, mes të cilëve edhe rojtarin N.Sokoli me sëpatë në dorë, i cili shihet duke ecur në drejtimin e saj dhe madje duke e kërcënuar.
Sipas saj, ky person ka tentuar që të qëllojë me këtë mjet të mprehtë atë dhe shoqëruesit e saj.
Menjëherë pas konfliktit është vënë në dijeni edhe policia e Shtetit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer verifikimet. Sherri për kontrollin e Kepit të Rodonit, duket se do të kthehet në gangrenën e radhës, ku institucionet dështojnë që të bëjën drejtësi.
Krahas çështjes së pronësisë ku për të njëjtën pronë kanë dokumente dy palë të ndryshme, në atë zonë ka edhe një konflikt mes Shtjefnit dhe personave të autorizuar së fundmi nga Kisha.
-
EMRAT/ Kush janë të arrestuarit për sherrin tek Kepi i Rodonit
30 Tetor, 09:57 -
-