
TIRANË- Kanë qenë pamjet e kamerave të sigurisë ato që kanë zbuluar se prezencën e Artan Tafanit në vrasjen e Alban Semakut natën e 13 Qershorit 2021. Gazetari Edison Vatnikaj ka publikuar videon ku shihet se personi me kapuç në kokë është Tafani, i cili sot ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë. Këtë ngjarje e ka rrëfyer dhe vetë Tafani. Ai ka treguar se kishte dijeni që Semaku ishte konsumator heroine, informacion që e përdori për ta thirrur në një takim.
Nga pamjet shihet se Semaku që njihej si "Kinezi i Aldo Bares" dhe Tafani, hipin në makinë dhe më pas udhëtojnë drejt Peqinit. Më pas, ata lënë makinën në rrugë dhe janë nisur drejt ferrave ku autori prentendote se kishte lënë dozën e heroinës. Sapo janë afruar Artan Tafani ka hapur zjarr duke e qëlluar pas koke dhe me dy plumba në kurriz.
“Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pimë. Mermali ka pranuar. Atë mbrëmje kam shkuar me makinë tek lagjja e tij për ta marrë. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kemi qëlluar me plumb pas koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për t’u siguruar që kishte vdekur,”- rrëfeu Tafani.
Deri më tani, përmes dëshmisë së dhënë, Tafani ka zbardhur vrasjen e: Alban Semakut, 17 Tetor 2021;Çajup Selimit, 1 Qershor të 2021; Albi Bashaliu, 27 Dhjetor 2021; Fridmand Xhaferrajt, 13 Maj 2021; Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 (Athinë) dhe Dikens Halilit, 3 Tetor 2021 (Athinë).
Pas rrëfimit të Tafanit janë vënë në pranga 12 persona në kuadër të operacionit ‘Never Forget’ si dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Organizatori i krimeve të rënda, sipas Tafanit, është Laert Haxhiu që ndodhet pas hekurave në Greqi.